Ekipi i shpëtimit shqiptar në terren për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja nga tërmetet në Turqi, dalin pamje nga operacioni

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit arriti të nxirrte dje nga rrënojat e tërmeteve kastrofike në Turqi një fëmijë 4-vjeçar.
Ndërsa misioni i tyre në bashkëpunim me ekipet turke po vazhdon për të gjetur sa më shumë të mbijetuar nën rrënoja.

E tillë është video e publikuar në meida, ku duket moment kur emergjencat shqiptare mundohen të nxjerrin personat nën rrënoja.

Sot mbërriti në Stamboll ekipi i dytë shqiptar i kërkim shpëtimit pas tërmetit tragjik që deri më tani ka shkaktuar mbi 8 mijë viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. 75 forca po punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetët nën rrënoja.

Kujtojmë se ekipi i parë shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi paraditen e djeshme, për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Nuk duhet të harrojmë se gjatë kohës së tërmetit në Shqipëri, më 26 nëntor 2019, Turqia solli ekipet e saj për ndihmë/.albeu.com/


Shtuar 8.02.2023 13:32