Ukraina hedh në erë cisternën ruse në Krime, intensifikohet lufta me dronë

Pas sulmit me dronë nënujore ndaj bazës të marinës ruse, Ukraina ka ndërmarrë një tjetër aksion për të dëmtuar makinerinë e luftës së Putin.

Këtë herë, një dron i mbushur me eksploziv, ka pasur në objektiv një cisternë ruse karburanti, shumë pranë urës së Krimesë.

Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe shkaktoi dëme të mëdha, ndërkohë që nuk pati asnjë të lënduar.

“Cisterna ishte e mbushur me karburant, kështu që shpërthimi u pa nga larg”, deklaruan zyrtarët rusë në Krime.

Vasyl Malyuk, kreu i shërbimit të sigurisë të Ukrainës, nuk e konfirmoi drejtpërdrejt sulmin e fundit, por tha se çdo incident me anijet ruse ose në urën e Krimesë ishte një hap absolutisht logjik dhe efikas kundër armikut.


Shtuar 5.08.2023 18:43