Rruga drejt integrimit, Rama: Nuk duhet të nxitohemi! Pa SHBA-në dhe BE-në nuk do mbijetonim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lituani ku po zhvillohet samiti i Nato-S.

Nga vilninus Rama tha se vendi ynë ka vuajtur pasi nuk janë hapur negociatat me BE-në. Në bazë të reportit të Komisionit, ne ishim gati, por në bazë të Këshillit të Evropës ne nuk ishim gati.

Rama: Kur negociatat u hapën për ne, kjo ishte. Ne i donim aq shumë negociatat. Nëse ka ndonjë dallim midis vendeve tona të Ballkan Perëndimor që janë mallkuar nga historia në një mënyrë kaq të ashpër dhe nuk kanë pasur mundësi të ndërtojnë shtete të besueshme, dallimi është që jemi të bekuar të jemi në mes të Evropës. BE-ja aq e tmerrshme sa është, sa e bën BE-në që të vdesë nga mërzia, të ndihmon gjithashtu edhe me një vmetodë të ndërtimit të institucioneve. Kjo nuk vjen me shumë ngazëllim se duhet të bësh shumë detyra shtëpie. Anëtarësimi duhet të vijë kur të vijë. Nuk duhet të nxitohemi, duhet të mësojmë të drejtojmë makinën me shpejtësi të ndryshme.  Në kohën që po jetojmë duhet një përqasje tjetër nga BE që ta bëjë Ballkanin të integrohet.

Rama tha se pa BE-në nuk do të ishim në gjendje të bënim as 90% të atyre që kemi kryer në 30 vitet e fundit, dhe pa SHBA-në nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim si komb shqiptar.

 


Shtuar 11.07.2023 17:57

Tags: