“Largohesh si kampion nga Tirona kampione”, bardheblutë zyrtarizojnë “divorcin” me Seferin

Tashmë zyrtarisht Taulant Seferi nuk do të jetë më pjesë e Tiranës për sezonin e ri të “Abissnet Superiore”.

Sulmuesi do të kalojë në Ukrainë te skuadra e FC Vorskla Poltava, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale skuadra kampione e Shqipërisë i uron suksese ish-lojtarit të saj.

“Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur. Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanellë do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je”, shkruan klubi bardheblu në rrjetet sociale.


Shtuar 22.08.2022 16:17