Habit Spiropali: Shpërndan videon e Sali Berishës dhe e quan atë “ekspert” (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka habitur të gjithë kur ka shpërndarë një video të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u bën apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat e karantinës.

“Karantina, izolimi, janë të mërzitshme, të vështira, por do të jetë e jashtëzakonshme kënaqësia kur ta fitojmë betejën”, tha ish-kryeministri Berisha mbrëmjen e shkuar në “Opinion”.

Ndërkohë Spiropali shkruan në postimin e saj “dëgjoni ekspertët”. /albeu.com/


Shtuar 27.03.2020 18:16