Lija e majmunëve vjen në kufi me Shqipërinë

Lija e majmunëve është sëmundja që po përhapet me shpejtësi në botë, pas qetësimit të Covid-19.

Tanimë rasti i parë i dyshimtë i lisë po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore të shtetit fqinj të Greqisë.

Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.

I riu ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të kujtojnë ato të lisë së majmunit.

Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat vlerësuan ngjarjen, e karakterizojnë atë si të dyshuar për lisë majmunësh