Sot dita Ndërkombëtare e Gruas: Si lindi 8 Marsi dhe pse e festojmë sot

Në gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Jo vetëm që do të kremtohen arritjet e grave, por edhe do të vihen në dukje pengesat që hasin dita ditës.

Nëse doni të përfshiheni ose të kuptoni domethënien, ja gjithçka që duhet të dini:

Kur filloi?

Edhe pse u njoh nga Kombet e Bashkuara në 1977, Dita e Gruas e ka zanafillën në fillim të shekullit të 20, kur nisën protestat për punë në Amerikën e Veriut dhe Europë. Gjatë Lufës së Parë Botërore, anëtarët e lëvizjes së grave në Rusi , festuan Ditën e parë të Gruas më 8 mars 1913 për të protestuar luftën. Një vit më vonë, në të njëjtën datë, gratë në gjithë Europën u mblodhën në tubime për solidaritet.

Ishte Clara Zetkin, një aktiviste komuniste dhe mbështetëse e të drejtave të grave që sugjeroi krijimin e një dite ndërkombëtare si kjo. Ajo e prezantoi idenë e saj në Konferencën Ndërkombëtare të Punonjëseve në Copenhagen në 1910 dhe 100 gratë që gjendeshin aty nga 17 vende të botës, pranuan të gjitha në mënyrë unanime.

Fillimisht 8 marsi nisi të kremtohej në 1911-ën në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse të gjithë shtetet filluan ta përdornin 8 marsin si ditën e të drejtave të grave. Më shumë se një shekull më vonë, më 8 mars mbahen evente dhe marshime të pafundme për të kremtuar arritjet e grave dhe për të luftuar për barazi.

Pse 8 mars?

Kur Clara dha idenë e saj për një ditë ndërkombëtare të gruas, nuk kishte një datë fikse në mendje. S’ishte asgjë e zyrtarizuar derisa gjatë një greve në kohën e luftës në 1917, gratë ruse protestuan për “bukë dhe paqe” plot 4 ditë. Cari rus u detyrua të dorëhiqej dhe qeveria provizore i dha grave të drejtën për të votuar. Greva nisi më 8 mars dhe që prej asaj dite, Dita e Gruas kremtohet në këtë datë.

Pse në botë njerëzin vishen me lejla sot?

Lejlaja, jeshilja dhe e bardha janë ngjyrat e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, referuar website-it zyrtar të IWD. Lejlaja nënkupton drejtësi dhe dinjitet. Jeshilja simbolizon shpresën, kurse e bardha pastërtinë./albeu.com/


Shtuar 8.03.2023 08:27