Nesër martohet, Arbër Hajdari poston foton e parë nga dasma

Nesër kemi dasmë dhe ish-opiniosti i Big Brother, Arbër Hajdari na tregoi se po përgatitet për ditën e madhe.

Ai dhe partnerja e tij Vlera do të kurorëzojnë historinë disa vjeçare të dashurisë, nesër me familjarët dhe miqtë e tyre ndërsa ka publikuar edhe foton e parë nga klipi i dasmës.

Arbri është fejuar me bukuroshen nga Kosova, Vlera e cila është vajza e një ndër biznesmenëve më të fuqishëm në vend, Blerim Devollit.

Arbri dhe Vlera do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë me datë 1 tetor.

Arbri na ka treguar pak kohë më parë se ai dhe Vlera kanë festuar përvjetorin e 4 të dashurisë./albeu.com


Shtuar 30.09.2022 17:27