Mbappe: Partneriteti im me Messi-Neymar vendos fatin e çdo ndeshjeje

PSG fitoi ditën e djeshme ndaj Maçabi-t me duke përmbysur rezultatin në 1-3.

Autorët e golave ishte treshja sulmuese, Mbappe-Messi-Neymar.

I pyetur pas ndeshjes, Kylian Mbappe është shprehur se treshja e sulmit është duke funksionuar shumë mirë dhe kështu fitorja do të jetë më e lehtë.

“Ishte e vështirë, por kjo është Champions League. Erdhëm këtu për të fituar dhe për të forcuar lidershipin tonë në grup dhe ia dolëm. Filluam mirë, luajtëm intensivisht, por më pas ulëm pak shpejtësinë dhe pësuam gol. Ne u përgjigjëm mirë, imponuam stilin tonë të lojës dhe ia dolëm”, u shpreh francezi.

“Ne duhet të përmirësohemi. Ne duhet të punojmë. Ne po punojmë, por kemi nevojë për rezultate, sepse për shkak të Botërorit gjithçka do të ndodhë shumë shpejt. Avantazhi i PSG-së është se treshja jonë Mbappe-Messi-Neymar mund të vendosë rezultatin e ndeshjeve. Shpresoj që të tre do të vazhdojmë të shënojmë, sepse kjo do të çojë në fitore”, tha sulmuesi i PSG-së./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.09.2022 10:17