E veshur me fustan transparent dhe pa të brendshme, Dua Lipa shkëlqen në premierën e filmit “Barbie” (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka magjepsur premierën e mbushur me yje të filmit Barbie në Los Angeles të dielën.

Ajo bëri një paraqitje të veçantë në tapetin rozë ku dukej si një sirenë. E veshur me një fustan zinxhir pa mëngë, të tejdukshëm, bukuroshja iu bashkua anëtarëve të tjerë të kastit në Shrine Auditorium, si Margot Robbie, e cila ka rolin kryesor.

Dua ka punuar për kolonën zanore të filmit ‘Barbie’. Në fotografitë që publikoi në Instagram ku shfaqej me të brendshme të bardha poshtë fustanit transparent që i kishte kombinuar me një palë taka argjenti me majë, kishte shkruar: “Hajde barbie, le të shkojmë në festë .”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


Shtuar 10.07.2023 19:23

Tags: