Rama me poston videon me liderët botërorë, shfaqet me automatik në duar

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shfaqen të gjithë liderët botërorë që kanë marrë pjesë në samitin dy ditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Në video paraqiten të gjithë liderët, me armatime të NATO-s, sipas viteve kur janë bërë pjesë e Aleancës.

Rama shfaqet me një automatik në krahë, ndërsa shkruan: “MIRËMËNGJES ? dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë?”./albeu.com


Shtuar 13.07.2023 08:30

Tags: ,