5 ndryshimet që ndodhën në Serie A, pas dy jave pushim

Me Serie A që më në fund rikthehet pas një pauze dyjavore, cilat janë pesë ndryshimet më të rëndësishme që nga raundi i fundit i ndeshjeve?

Kalimi i Dusan Vlahoviqit nga Fiorentina te Juventusi ka qenë ndryshimi i parë në Serie A.

Sulmuesi 22-vjeçar serb ka shënuar 17 gola në 21 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon dhe Bianconerët shpresojnë se ai do të jetë njeriu që do të zgjidhë problemet e sulmit të skuadrës nën drejtimin e Massimiliano Allegrit këtë sezon.

Largimi i Vlahoviqit nga skuadra e Fiorentinës së Vincenzo Italiano do të thoshte se nevojiteshin përforcime dhe Viola siguroi sulmuesin brazilian 23-vjeçar Arthur Cabral nga FC Basel pak para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve.

Lojtari shënoi 14 gola në 18 ndeshje të ligës zvicerane këtë sezon dhe ai pritet të ketë një ndikim të madh në Firence, shkruan footballitalia, trasnemton Klankosova.tv.

Interi mori Robin Gosens nga Atalanta ishte një tjetër transferim i dukshëm; gjermani ka shkëlqyer vitet e fundit nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit në Bergamo dhe ai është një opsion i rëndësishëm në të majtë për trajnerin Simone Inzaghi, i cili me siguri do të marrë më të mirën nga lojtari me sistemin e tij 3-5-2.

Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski nuk do të shihen më në Serie A këtë sezon; dyshja e Juventusit iu bashkua Tottenhamit të Antonio Contes në ditën e afatit të transferimit, gjë që liroi hapësirë ​​për bardhezinjtë për të nënshkruar me Denis Zakaria nga Borussia Monchengladbach.

Ndryshimi i fundit i rëndësishëm që nga raundi i fundit i ndeshjeve të Serisë A ishte huazimi i Stefano Sensi në Sampdoria.

Mesfushori italian vështirë se është paraqitur nën drejtimin e Simone Inzaghi këtë sezon dhe ai do të shpresojë për një kohë të rregullt të lojës, ndërsa kërkon të rifillojë karrierën e tij.


Shtuar 5.02.2022 13:46

Tags: