Basha mbledh sërish sot grupin parlamentar të PD-së

Kreu i PD-së Lulzim Basha, pas mbledhjes së mbrëmjes së djeshme, do të mbledhë sërish grupin parlamentar. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha doli në një deklaratë për media para mbledhjes ku u shoreh se koha e Sali Berishës ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd ta kthejë PD-në në bunker për interesat pesonale të ish-liderit demokrat.

Gjithashtu Basha tha se Berisha është kthyer në tub oksigjeni për Regjimin e Ramës dhe u zootua se do ta këpusë.

Mbledhja e ditës së sotme vjen 4 orë para mbledhjes së Kuvendit./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 10:07