Inter “kokë e këmbë” për Bremer, i ofrojnë Torinos edhe një sulmues

Interi është “çmendur” pas Gleison Bremer, me zikaltërtit që këmbëngulin për shërbimet e lojtarit të Torinos.

Drejtuesit kërkojnë me doemos që qendërmbrojtësin ta vënë nënurdhrat e Simone Inzaghit për sezonin e ardhshëm, duke e konsideruar një lojtarë kyç për formacionin e tyre.

Sipas “Correre di Torino” raportohet se Interi është gati t’i ofrojë Torinos edhe sulmuesin Andrea Pinamonti, i cili ishte i huazuar te Empoli, në mënyrë që të sigurojë shërbimet e Bremer. /h.ll/albeu.com


Shtuar 7.06.2022 20:58