3 muaj satelitët në hapësirë, Peleshi: Kemi marrë imazhet e para, përpunimi i tyre do kohë

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë në një konferencë për media ku ka njoftuar se është miratur një projekt vendin për vlërësimin e riskut nga faktkeqësitë në nivel qendror.

“Sot është miratuar një projektvendim i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për vlërësimin e riskut nga faktkeqësitë në nivel qendror. Thënë kështu duket pak abrakte, por është vendim i rëndësishëm që ka të bëjë me futjen në një fazë tjetër të përgatitjes tonë të përballimit. Natyrisht dhe antëësimi në mekanizmin europian të mbrojtjes civile, na sjell jo vetëm mbështetje në raste emergjencash por dhe gjetje sesi të parandalohen më mirë fatkeqësitë. Projektligji na ndihmon shumë për të qenë dhe më eficent, është dhe ekonomik pra. Sa më mië t’i kemi identifikuar risqet, aq më mirë i alokojmë burimet. Duke shtuar pastaj dhe databazën me të dhënat, komninuar me indikatorët e riskut dhe me tenologjitë e reja. është një temë e gjërë, sapo kemi shtruar bazën ligjore me VKM. Do të jetë viti i mbrojtjes civile”, tha Peleshi.

Pyetje: Sa të rinj i janë përgjigjur thirrjes për rekrutim?

Peleshi: Ka një imazh të ri në qendër të qyetit të Tiranës. është vendosur një qendër mobile rekrutimi, moderne, dhe me informacion të plotë. Këtë vit ushtarakët tanë paguhen 40% me tepër sesa një vit më parë. Shto këtu dhe një paketë sociale. Strehim social për ciftet e reja ushtarake. Po ashtu dhe kredi të buta, që do t’i zbulojmë më vonë. Këto u japin më shumë arsye të rinjve për t’u rekrutuar. Nuk kam një shifer sot, është proces dinamik. Por kjo formë marketingu ka dhënë rezultat.

Pyetje: Janë bërë 3 muaj që kur janë lëshuar satelitët. A janë marrë të dhënat konkrete?

Peleshi: Sapo janë lanchuar, në janar, kemi marrë imazhet e para. Cdo javë marrim imazhe që përpunohen nga ASIG. Kemi staf të mirë që merren me imazhet duke i punuar me gjuhën që i kupton çdo institucion. Nuk është porces i thjeshtë, do kohë. Ne bëjmë takime të disa niveleve për ata që mund të përdorin këto imazhe, për të marrë vullnetin politik.


Shtuar 24.03.2023 10:40