E rëndë në Prizren, foshnja vdes disa minuta pas lindjes, arrestohen mjekët

Një foshnjë ka ndërruar jetë pas mesnate në spitalin e Prizrenit të Kosovë. Mediet vendase raportojnë se foshnja ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas lindjes.

Për këtë arsye prindi i foshnjes së vdekur akuzon mjekët e spitalit për pakujdesi. Prindi ka denoncuar mjekët në polic, e për rrejdhojë tre mjekë të spitalit të Prizrenit janë arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij, viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./albeu.com/


Shtuar 28.06.2023 09:48