Fansat prisnin me padurim këngën e re, Luizi tregon pengesën me të cilën është përballur (VIDEO)

Luiz Ejlli paralajmëroi pak ditë më parë se kënga e tij e re do të publikohet ditën e sotme. Mirëpo, vetëm pak më parë këngëtari me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që kënga të jetë në këtë platformë.

Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Luizi u fokusua te muzika, dhe po korr sukses të madh.

Kujtojmë se Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi dhe Kiara nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.


Shtuar 5.09.2023 19:03