Vrasja e Petrit Vuksanit, shpallet në kërkim autori i dyshuar, kushëri me viktimën

Poicia e Shkodrës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar që vrau mesditën e sotme me armë zjarri në banesën e tij Petrit Vuksanin.

Autori i dyshuar është Lekë Vuksani, kushëri me viktimën.

Mësohet se Vuksani i kishte dhënë me qira banesën autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Lekë Vuksani.

Ky i fundit, i ka lëshuar më herët shtëpinë me qira autorit dhe kjo është pista kryesore për të cilën dyshohet se ka ndodhur krimi.

Viktima kishte një muaj që ishte kthyer nga Anglia.

Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin./albeu.com/


Shtuar 2.05.2023 13:30