Berisha paralajmëron Ramën: S’ke parë gjë akoma, nuk do e asgjësosh parlamentin siç do ti me Lindën

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie, ka paralajmëruar kryeminsitrin Edi Rama, duke theksuar se opozita nuk e lëshon parlamentin pasi i përket qytetarëve dhe jo vrasësve.

Berisha paralajmëroi se opozita do të qendrojë fort dhe se do të bëjë një nga rezistencat më të fuqishme për të ruajtur dhe mbrojtur parlamentarizmin.

Unë aty në Parlament i them se s’ke parë gjë akoma nuk e lëshojmë ne Parlamentin, është i qytetarëve dhe jo i horrave, vrasësve. Do qëndrojmë dhe me një rezistencë më të fuqishme. Pse e bëjmë? Sepse parlamenti me ligj është për t’i dhënë mundësi opozitës të kontrollojë qeverinë, dhe jo për ta asgjësuar siç do ai me Lindën e tij”, tha kreu i PD.


Shtuar 3.02.2023 19:56