Breshëri “mbyt” Leskovikun, dëme të mëdha në bujqësi (VIDEO)

Reshje të dendura të breshërit kanë përfshirë Leskovikun në Kolonjë.

Sipas burimeve, reshjet kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më tepër se 30 minuta.

Breshëri ka shkaktuar dëme ne kulturat bujqësore dhe vreshtari.

Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj./albeu.com/