EMRAT/ Kush janë dy punonjësit e policisë që ranë pre e atentatit me armë në Vlorë

Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, janë dy policët që ju u bë antantat mbrëmjen e sotme në Vlorë. Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Mehmetaj me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Gjatë kohës që dy policët ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre “Audi” një tjetër mjet tip “Volkswagen”, iu është afruar dhe ka shtënë pesë herë në drejtim të tyre.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se nga një automjet tip “Volkswagen”, një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi” me të cilin udhëtonin shtetasit A. B., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe N. M., me detyrë punonjës i Policisë Kufitare Sarandë, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.

Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com