Përdornin lokalin për të shitur kokainën! Kapet mat 30-vjeçari, e pëson keq edhe pronarja 

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas për  trafik lëndësh narkotike, një 30-vjeçar me iniciale K.B., dhe shtetasen M.K., 51-vjeçe.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 30vjeçari i arrestuar akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në lokalin e shtetases M.K., ambientet e të cilit është gjetur dhe një sasi kokaine.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotike” të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” të shtetases M. K., 51 vjeçe, pasi në lokalin i cili ishte hapur jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në administrim nga shtetasja M. K., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë shtetasit K. B. /albeu.com/

 

 


Shtuar 12.09.2021 11:23