Ky është polici kufitar që ndërroi jetë pas 12 orësh patrullim në det në Dhërmi

Sinan Alibaliaj është punonjësi i Policisë Kufitare në Dhërmi që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, pas 12 orësh patrullim në det.

Shkak për vdekjen e 56-vjeçarit dyshohet të jetë arresti kardiak, pasi pas orëve të shumta në patrullim në det ai ka thënë se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Për këtë arsye 56-vjeçari fatkeq ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë humbi jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit./albeu.com/