Kuleba kërkesë vendeve të G7: Dorëzoni në Kiev asetet e konfiskuara ruse, për të rindërtuar Ukrainën

Ukraina u ka kërkuar vendeve të G7 që të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Kievit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, tha ministri i saj i jashtëm, Dmytro Kuleba.

Duke folur me gazetarët ndërsa ministrat e jashtëm të G7 u takuan në Gjermaninë veriore, Kuleba shtoi se shpresonte që Hungaria të binte dakord me partnerët e BE-së për një embargo ndaj naftës ruse.

“Kanadaja e ka bërë tashmë këtë dhe kam një ndjenjë që të tjerët do ta arrijnë atë pikë më shpejt se sa vonë. Po flasim për qindra miliarda dollarë. Rusia duhet të paguajë”, shkruan ai në Twitter./albeu.com