Meta thirrje Ramës: Hiq urgjent bandën e patronazhistëve në Dogana

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të shkarkonte nga doganat shqiptare atë që ai e konsideroi si “banda e patronazhistëve”.

Meta tha se me anë të shpërdorimit të detyrës dhe të punësimit nepotik në dogana, të ardhurat e vendit ishin shumë më të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ilir Meta: Dje, barometri i Ballkanit ka konstatuar se 59% e shqiptarëve kanë problem situatën ekonomike. Kjo është tepër e papranueshme dhe e kuptueshme për filozofinë e kësaj qeverie, mjafton të kemi konsideratë se gjatë periudhës së pandemisë qytetarët nuk u mbështetën aspak nga qeveria e tyre. Kemi qënë me mbështetje të pakët nga qeveria. E gjithë barra e rëndë i takon qytetarëve. Ajo që është më e qartë është se qeveria paguan me dhjetra miliona euro për inceneratorët. Për tenderat me 10 fishin e vendeve të rajonit, merr borxhe të njëpasnjëshme. Kjo situatë e rëndë që ka kapluar vendin tonë provohet nga skandalet, në atë të doganave. Ka konflikt të hapur interesi, sipas raportimeve shtetit i humbasin të ardhurat, tregon se çdo sektor është kthyer në grabitës të qytetarëve tanë. Prandaj dua t’i bëj thirrje Ramës të heqë urgjentisht nga doganat gjithë bandën e patronazhistëve./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 13:31