Liverpool futet në garë për Haaland

Liverpool iu shtohen gjigantëve evropianë që e duan sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit

Liverpooli është futur në garë për Erling Haalandin.

“Reds” kanë kërkuar informata nga Borussia Dortmundi për sulmuesin norvegjez.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Deutschland”.

Gjithashtu, interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur edhe dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Lojtarin e duan edhe klubet tjera angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Cityn dhe Chelsean.

Menaxheri Mino Raiola ka konfirmuar se verën tjetër klienti i tij mund të ndërrojë mjedis.

Për ta transferuar njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Dortmundi i kërkon deri në 150 milionë euro.


Shtuar 21.12.2021 17:49