Nuk pranonte ndarjen, 28-vjeçari vret me thikën e kasapit të dashurën

Italia është tronditur pas vrajses brutale të 21-vjeçares Celine Fry Majol nga ish-partneri i saj turk 28-vjeçar, Omer Cin, i cili e vrau atë me një thikë kasapi.

Sipas La Repubblica, 21-vjeçarja kishte vendosur të ndahej nga 28-vjeçari, por ai kishte arritur ta bindte që ta takonte për herë të fundit.

Punonjësit e policisë të cilët u njoftuan nga babai i vajzës fatkeqe se nuk po i përgjigjej celularit, arritën ta gjurmonin dhe mbërritën në shtëpinë ku banonte Cin.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje ka parë gjurmë gjaku në dorezën e derës dhe ka kuptuar menjëherë se diçka e keqe kishte ndodhur.

Kur kanë hyrë në banesë kanë parë të vdekur 21-vjeçaren italiane.

Në fund të korrikut, 28-vjeçari turk kishte shkruar në Facebook: “Nuk e kisha menduar kurrë se një gabim do të kushtonte gjithçka”, një frazë që familjarët e 21-vjeçares e interpretuan si dëshmi të planit të tij për të vrarë Celine.

“Kjo është një vrasje me paramendim”, thotë daja i vajzës fatkeqe.

Celine ishte në një lidhje me Omerin për katër muaj. Vajza punonte si arkëtare në sindikatat e fermerëve të zonës, ndërsa 28-vjeçari turk fillimisht punonte si kasap dhe më pas si kamarier në një hotel.

Në fshatin ku ai jetonte, shkruan La Repubblica, ai cilësohet si një djalë i mirë.

Sipas mjekut ligjor, vdekja e të resë ishte e dhunshme. Jo shumë larg viktimës është gjetur edhe arma e dyshuar e vrasjes.

28-vjeçari kishte përdorur një thikë kasapi. Ai nuk ndodhej në banesë kur autoritetet mbërritën në vendngjarje dhe policia nisi kërkimet.

Ish-partneri turk i 21-vjeçares u arrestua vonë pasdite teksa po tentonte të udhëtonte drejt kufirit të Austrisë fqinje.

28-vjeçari tentoi të arratisej kur një oficer qëlloi gomat e makinës së tij dhe makina doli nga rruga, për pasojë u arrestua.

“Jemi të shokuar, ende nuk mund ta besojmë atë që ndodhi”, tha për Ansa kryebashkiaku i Cilantro, Dieter Pinggera.

“Unë mendoj se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë në komunitetin tonë, personalisht nuk më kujtohet gjatë gjithë jetës sime të dija një vrasje këtu në zonën tonë.”/Albeu.com/


Shtuar 14.08.2023 07:52

Tags: ,