Dhuna e fisit Rraja për guroren, riorganizohet Komisariati i Policisë së Krujës

Dhuna brutale e Rrajave ndaj dy kushërinjve të fisit Maja për guroren në Borizanë të Krujës ka bërë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të riorganozojë Policinë e Krijës.

Sipas njoftimit të policisë janë emëruar drejtuesit e rinj të komisariatit dhe stafi prej 26 punonjës policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj kanë firmosur ndryshimet.

Konkretisht, është liruar nga detyra shefi i Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe është emëruar në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi.

Po kështu, është liruar nga detyra të Zëvendësshefit të Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë Nënkomisar Ajet Bega dhe është emëruar në këtë detyrë Nënkomisar Sadik Topuzi.  Nga detyra është liruar edhe shefi i Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj dhe është emëruar në këtë detyrë të Nënkomisar Dashamir Ilamaj.

Njëkohësisht është caktuar me detyra edhe stafi i ri prej 26 punonjësish të policisë, të cilët janë marrë nga Komisariatet e tjera të Policisë në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë, bazuar në përvojën, eksperiencën dhe integritetin e tyre.

Ndërsa stafi i vjetër, pjesë të strukturave të njësisë operacionale, të strukturës së Policimit në Komunitet dhe të  Patrullës së Përgjithshme, është transferuar menjëherë.

Policia e Shtetit thotë se këto ndryshime janë vetëm si pasojë e ngjarjes mes fisit

Njoftimi

Në vijim të masave të ndërmarra për ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku një ndër to ishte dhe rinovimi i personelit të niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër jetës e pronës, janë kryer emërimet në detyrat e nivelit menaxherial të shefit të Komisariatit, zëvendësshefit të Komisariatit ai dhe shef për Hetimin e Krimeve si dhe të shefit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme.

Njëkohësisht janë marrë masat dhe kryer emërimi dhe caktimi në detyrë i 26 punonësve të policisë, të marrë nga Komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë, bazuar në përvojën, eksperiencën dhe integritetin e tyre.

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Lartë të Vlerësimit të Propozimeve për Emërim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues i Parë Tonin Vocaj, kanë firmosur ndryshimet për strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, konkretisht:

– Lirimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Krujë Komisar Elton Shahini dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Kreshnik Alimadhi.

– Lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Komisariatit/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, Nënkomisar Ajet Bega dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Sadik Topuzi,

– Lirimin nga detyra të Shefit të Seksionit në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Krujë nënkomisar Anri Nazaj dhe emërimin në këtë detyrë të Nënkomisar Dashamir Ilamaj

– Transferimin e menjëhershëm të 26 punonjësve të Policisë të nivelit zbatues, pjesë të strukturave të njësisë operacionale, të strukturës së Policimit në Komunitet dhe të Patrullës së Përgjithshme.

Ndryshimet e fundit, nuk erdhën vetëm si pasojë e ngjarjes së datës 06.07.2023, por dhe si rrjedhojë e një analize të gjerë të punës të bërë për 6-mujorin e parë të vitit 2023, bazuar në statistikat e kriminalitetit dhe problematikave të tjera të rendit e sigurisë, ku një numër personash me precedent kriminal, banorë të juridiksionit territorial që mbulon Komisariati i Policisë Krujë, janë përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale me impakt tek qytetarët.

Me qëllim forcimin e rendit dhe sigurisë në këtë territor, bazuar dhe në hartën e re gjyqësore dhe organizimit të sistemit të Prokurorisë së Përgjithshme është bërë dhe riorganizmi i strukturave për ti paraprirë një qasjeje të re të kontrollit të territorit, të evidentimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në këtë territor.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë duke qenë përgjegjëse për çështjet e rendit dhe sigurisë, janë komanduar në Komisariatin e Policisë Krujë një trupë policore e repartit special Shqiponja dhe Shigjeta, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe për një reagim më të shpejtë në rast problematikash./albeu.com/