Habit matjani, udhëton me armë gjahu pa leje në makinë

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, se shtetasi E. D., posedonte armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ngritën një pikë kontrolli në aksin rrugor Krastë-Martanesh, duke ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrollit të mjetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe fishek për armë gjahu.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u procedua penalisht shtetasi E. D., 29 vjeç, banues në Mat.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”


Shtuar 4.02.2020 17:51