Nishani: Armiqtë e betuar të PD-së janë bërë avokatët më të zjarrtë të Bashës

Ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur se armiqtë e përbetuar politik të PD-së janë bërë papritur avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Nishani shprehet se nëse do të kishte një bashkim të PD-së, armiqtë do të tmerroheshin.

“Shumë interesante por e qartë si kristali. Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike. Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik. Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 15:44