2 të prekur, Meta ngre task forcën për koronavirusin

Edhe Presidenca ka ngritur një task forcë për koronavirusin. Në një deklaratë për mediat, Presidenti Ilir Meta tha se kjo task forcë do të drejtohet nga këshilltari për sigurinë kombëtare.

Ilir Meta: Veprimet po bëhen me përgjegjësi të plotë. Ne jemi në kontakt me të gjithë që nga dita e sotme edhe në presidencë kemi një task forcë që drejtohet nga këshilltari për sigurinë kombëtare.

Do të ketë edhe një adresë për të gjithë personat që kanë shqetësime, që shohin nënvlerësime në terren nga persona të caktuar apo që nuk marrin trajtimin e duhur.

Kështu që besoj se me një përgjegjshmëri maksimale do të kemi situatën në kontroll.


Shtuar 9.03.2020 18:57