Kokaina në kontenierët me banane në Durrës, SPAK 3 muaj afat të hetojë trafikun e drogës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë me tre muaj dosjen e kokainës ndaj firmës “Alba Exotic Fruits”. Kjo pasi SPAK të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenieret me banane të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Mësohet se është lënë afat deri më datë 13.10.2022 për shkak se SPAK thotë se po pret letër porosi nga Holanda dhe Ekuadori.

Për këtë aktivitet kriminal janë ndaluar dy vëllezërit Eduard Dauti dhe Bajrom Gumeni, të cilët mohojnë përfshirjen në trafikun e drogës.

Ndërkohë mësohet se SPAK po pret letër-porosi në Ekuador dhe Holanda për kontatet apo levizjet e Dautit dhe Gumenit dhe konteniereve te tyre. Firmës “Alba Exotic Fruits” në harkun kohor 3 vite i jane kapur 8 sasi të ndryshme kokaine./albeu.com