EMRI/ Gjendet i vdekur 34-vjeçari në Fushë-Krujë, në këmbë plagë me armë zjarri

Një i ri 34-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm në i pajetë në rrugën fshatin Hsan, Krujë.

Policia njofton se shtetasi me iniciale I.N ka një dëmtim në këmbë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftim policie

Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com