A ke frikë që fëmijët mund të merren të pandehur? Berisha: Të merren 100 herë, mbaj unë përgjegjësi

Ish kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e “Zonë e Lirë” në Tv Klan ka folur përsa i përket shpalljes së tij “Non grata”.

Berisha është pyetur nga moderatori Arajn Çani nëse frikësohet në rast se fëmijët e tij do të merren të pandehur. Sipas Berishës, edhe 100 herë të merren, mban ai përgjegjësi.

Pjesë nga biseda

Cani: A nuk ke frikë se fëmijët e tu mund të merren të pandehur?

Berisha: Ata të merren 100 herë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se marr përgjegjësi për ccdo veprim të fëmijëve të mi. Për ccdo veprim të fëmijëve të mi unë mbaj vështirësi.

Cani: Ku e dini që nuk jeni përgjuar?

Berisha: I kam detyruar fëmijët që të deklarojnë pasurite si i ati. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në ndërmarrje publike dhe më pas ka dalë në sektor privat si sipërmarrës dhe këshilltar ligjor. Vajza ka punuar si avokate. Ky është këshilltar ligjor. Ja ka kontrolluar Edi Rama të paktën 10 herë.


Shtuar 4.06.2021 21:32