“Ata janë shumë pranë paqes, por me dhimbje për Ukrainën”: A po mbaron lufta? Izraelitët zbulojnë detajet

“Putini ka vendosur pistoletën në tavolinë dhe tani pret përgjigjen e Zelenskyt”. Kështu është komentuar shkrimi i Jerusalem Post në lidhje me negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë për dhënien e një zgjidhjeje ndaj luftës.

“JPost” raporton duke iu referuar burimeve diplomatike se palët janë drejt një marrëveshjeje, e cila “mund të jetë e dhimbshme për Ukrainën”, pasi sipas saj, “tashmë Zelensky nuk mund të marrë më shumë nga sa kishte në tavolinë para luftës”.

Gazeta izraelite shkruan sipas burimeve nga stafi i kryeministrit Naftali Bennett, i cili vizitoi Rusinë pak më parë, se Putini i ka thënë “stop” për momentin ushtrisë së tij duke pritur përgjigjen e Zelensky-t ndaj tre kushteve të Rusisë.

“Nëse ai refuzon, atëherë Putini do të urdhërojë ushtrinë të shkelë pedalin e gazit dhe pasojat do të jetë të pallogaritshme për Ukrainën”, vijon Jerusalem Post.

Abcnews.al sjell të plotë shkrimin e Jerusalem Post si më poshtë:

Nga Ben Caspit, The Jerusalem Post

Tre ditë pas takimit të kryeministrit Naftali Bennett me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, kanë filluar të dalin detajet e para. Sipas burimeve zyrtare, Rusia ka treguar ofertën e saj për t’i dhënë fund krizës, të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet ta pranojë ose ta refuzojë.

Propozimi u konsiderua i vështirë por jo i pamundur, thanë burimet. Putin urdhëroi forcat e tij që të ndalonin sulmet dhe u vendos një armëpushim, derisa presidenti i Ukrainës të merrte një vendim.

Nëse presidenti i Ukrainës e refuzon propozimin, parashikimet e presidentit francez Emmanuel Macron se më e keqja ende s’ka ndodhur mesa duket do të realizohen. Në këtë skenar Putini do të dyfishojë forcat e tij dhe do të ndryshojë “fytyrën” e Ukrainës, raporton abcnews.al

Zelensky po vepron në mënyrë të pamatur, thanë burimet. Nga njëra anë, ai po gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe është bërë një Che Guevara i përsosur. Nga ana tjetër, ai e di mirë se cili ishte fundi i revolucionarit dhe liderit gueril argjentinas.

Zelensky mund të mbrojë pavarësinë e Ukrainës, por do të duhet të paguajë një çmim shumë të rëndë. Supozimet janë se ai do të detyrohet të heqë dorë nga rajoni i kontestuar i Donbasit, të njohë zyrtarisht disidentët pro-rusë në Ukrainë, të zotohet se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO dhe të shpallë neutralitetin.

Nëse ai refuzon propozimin, rezultati mund të jetë i tmerrshëm: mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra ukrainas do të vdesin dhe ka një probabilitet të lartë që vendi i tij të humbasë plotësisht pavarësinë.

Sipas burimeve të njohura, udhëtimi i Bennett në Moskë nuk kishte për qëllim ndërmjetësimin mes palëve. Përkundrazi, udhëtimi kishte për qëllim të kuptonte se cili ishte pozicioni i Putinit, cila ishte gjendja e tij shpirtërore dhe cilat ishin linjat e tij të kuqe, dhe t’ia raportonte Perëndimit.

Negociatat reale, sipas burimeve, po ndodhin drejtpërdrejt mes Rusisë dhe Ukrainës dhe janë shumë më serioze seç e ka bërë të ditur Perëndimi. Kievi nuk i ka treguar Perëndimit se çfarë është disktuar gjatë negociatave pasi ata nuk duan të zbehin ndjenjën e emergjencës në mbarë botën.

Në realitet, megjithatë, ukrainasit e dinë mirë se cilat janë kërkesat e Putinit dhe ata e dinë se do të duhet të marrin një vendim dramatik në ditët në vijim.

Askush nuk dëshiron ti bëjë presion  ukrainasve, Vendimi është i Zelenskit. Megjithatë, një gjë është e sigurt: Putini është i vendosur dhe asgjë nuk do ta bëjë atë të heqë dorë nga Ukraina.

Përkundrazi, ai nuk do të tërhiqet kështu që sa më  gjatë  të vazhdojë lufta, aq më shumë do të jetë nën presion ata për të treguar arritjet e vërteta. Por pavarësisht parashikimeve për një fitore të shpejtë ndaj ushtrisë ukrainase janë vërtetuar të rreme, Putini është më i vendosur se kurrë./abcnews.al