Holandezët provokojnë sërish Romën

Atmosfera në Tiranë nuk është duke u shoqëruar vetëm nga gazi dhe hareja në zonat ku janë stacionuar tifozeritë e Romës dhe Feynoord.

Teksa raportohet për një prezencë të shtuar të forcave të policisë dhe angazhimit të Gardës së Republikës për mirëmbajtjen e rendit gjatë zhvillimit të finales, tifozët holandezë kanë nisur provokimet e para.

Pasi urinuan ditën e djeshme në autobusin e klubit verdhekuq, sot ata janë shfaqur duke ecur rrugëve të Tiranës me bluza me mbishkrimin ofendues “Kiss my Ass Roma”.


Shtuar 25.05.2022 18:16