Po notonte në det, 25-vjeçari përplaset nga skafi, pëson dëmtime në trup

Një turist 25-vjeçar në Paxos të Greqisë, i cili po notonte, është plagosur pasditen e së hënës nga një skaf me flamur italian.

25-vjeçari u transportua menjëherë me varkë në portin e Paxos dhe prej andej me ambulancë në spital. Më pas i plagosuri, i cili ka pësuar dëmtime në kyçin e këmbës dhe krahun e majtë, është transportuar me skaf privat në portin “ARRILA” të Perdikasit, ku është marrë me autoambulancë të EKAV-së dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Janinës.

44-vjeçari, operator i skafit është arrestuar nga Autoriteti Portual i Paxos, i cili po kryen hetimet paraprake, për shkelje të neneve 28 dhe 314 të Kodit Penal. (dëmtimi trupor nga pakujdesia)./albeu.com


Shtuar 18.07.2023 08:35

Tags: ,