Përfundon shorteu i Kupës së Botës, njihuni me grupet e turneut më të bukur në botë

Rrugëtimi në Botërorin “Katar 2022” përcaktohet nga goglat e tërhequra në Doha. Ky kompeticion nis më 21 nëntor 2022 dhe përfundon më 17 dhjetor.

Nga hedhja e shortit janë përcaktuar 8 grupet me nga 4 skuadra. Në raundin e të 16-ve kalojnë ekipet e renditura të parat grup.

GRUPI A: Katari, Holanda, Senegal, Ekuador
GRUPI B: Anglia, SHBA, Iran, (Ukrainë/Skoci/Uells)
GRUPI C: Argjentina, Meksikë, Polonia, Arabia Saudite
GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, (Australi/UAE/Peru)

GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia,  (Zelanda e re/Kosta Rika)
GRUPI F: Belgjika,Kanada, Kroacia, Maroku
GRUPI G: Brazili, Serbi, Zvicër, Kamerun
GRUPI H: Portugalia,Ghana, Uruguai, Koreja e Jugut

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FIFA WORLD CUP Qatar2022 Final Draw Group A Results Group B Qatar Group C Ecuador England IR Iran Group D Senegal Argentina SRS Saudi Arabia USA France Netherlands FIFA IC Play-off1 Mexico Euro Play-off Group Poland Denmark Group Spain Tunisia FIFA IC Play-off Group G Belgium Canada Group H Brazil Germany Serbia Japan Morocco Portugal + Ghana Croatia Switzerland Uruguay Cameroon Korea Republic"

FIFA kishte përcaktuar më parë se si do të shpërndaheshin ekipet nëpër vazo, që janë si më poshtë:

VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,

VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai

VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi

VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja

29 ekipe e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve dhe në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera.

Fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.04.2022 19:20