Shkëputja e energjisë elektrike në koncertin e Noizy-t te sheshi “Nënë Tereza”, reagon OSHEE: Ky është shkaku

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SH.A, OSHEE, ka reaguar lidhur shkëputjen e energjisë elektrike në koncertin e Noizyt.

OSHEE thotë se problemi ka qenë i brendshëm dhe i menaxhueshëm nga organizatorët e koncertit, pasi nuk ka asnjë problem me fiderat pranë Sheshit “Nënë Tereza”.

Njoftimi i OSHEE:

Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik.

Faleminderit!/albeu.com/