Arrestimi i kryebashkiakut socialist të Lushnjës, reagon Rama: Nuk mbroj askënd!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

Rama nëpërmjet një statusi në Twitter shkruan se, Tushe apo cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste.

Rama për arrestimin e kreut të Bashkisë Lushnje:

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre!

PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak.


Shtuar 6.07.2021 10:56