Juve në kërkim të një emri të ri për sulmin, piketohet i pakënaquri i Arsenalit

Në këtë moment janë tetë pikë që ndajnë Juventusin nga vendi i katërt i zënë nga Napoli.

Në thelb Juventusi pritet të ndërhyjë në merkaton e janarit.

Së fundmi Pierre-Emerick Aubameyang i cili u ndëshkua nga Arsenali për mosrespektim të rregulloreve të brendshme: fillimisht iu hoq shiriti i kapitenit, ndaj nuk ka mbërritur thirrja për ndeshjen e sotme në Leeds.

Një situatë që e bën të pashmangshme shitjen në janar të një lojtari me përvojë marrë nga TuttoSport.

Hipoteza më e mirëpritur mund të jetë ajo e huazimit 6-mujor, për të kuptuar më pas se çfarë duhet bërë në fund të sezonit.

Është e njëjta formulë që PSG mund të pranojë për Mauro Icardin, një tjetër pakënaqësi.

Argjentinasi është më se i mbyllur në skuadrën parisiene, prej disa kohësh po kërkon përreth për të identifikuar një rrugë të mundshme arratisjeje.

Kontaktet me Juventusin janë hapur në të kaluarën dhe nuk janë mbyllur asnjëherë, Maurito mund të konsiderojë një hipotezë për një huazim deri në qershor për të dhënë një ndryshim në një periudhë shumë të komplikuar.

Dje erdhi lajmi se qendërsulmuesi dhe bashkëshortja e tij Wanda u akuzuan për pastrim parash, dhunë institucionale dhe korrupsion strukturor nëpërmjet kompanive të lidhura me markën e zonjës Nara.

Në serinë e atyre që dëshirojnë të largohen është edhe Edinson Cavani.

Siç ndodhi me Leo Messin te PSG, ardhja e Cristiano Ronaldos te Manchester United reduktoi në mënyrë të pashmangshme hapësirën në dispozicion. Uruguaiani ka grumbulluar vetëm 5 paraqitje (2 si titullar) në Premierligë dhe ka kontratë që skadon në vitin 2022.

Së fundi, në shtëpinë e Djajve të Kuq, kushtojini vëmendje edhe Anthony Martial i cili dhe ai pritet të largohet nga Man Unite në janar. /albeu.com/


Shtuar 18.12.2021 13:49

Tags: ,