I dënuar me burg, kapet 44 vjeçari me katër identitete

Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas të dënuar më herët me 6 vjet e 8 muaj burg.

Kapja dhe arrestimi i 44 vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

Shqiptari ka katër identitete dhe njhet ndryshe si

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale

“Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Shtuar 23.09.2020 07:27