Partizani rikthen në skuadër Esat Malën?

Partizani ka nevojë për Esat Malën dhe Esat Mala ka nevojë për Partizanin.

Pavarsisht se mesfushori i talentuar nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me të kuqtë palët po shkojnë drejt një ribashkimi. Pas një pezullimi disa-mujor nga ana e klubit për shkak të kokëfortësisë së Malës për të mos rinovuar kontratën 21-vjeçari ka zbritur në fushë këtë të hënë në derbin e Kategorisë së Dytë mes Partizanit B dhe Tiranës që është luajtur në Skënder Halili.

Një sinjal ky se te Partizani dëshirojnë që Mala të fitojë sa më shpejt formën e tij optimale për të zbritur sërish në fushë me skuadrën e parë në pjesën e mbetur të kampionatit.

Mala gjatë kësaj periudhe është stërvitur i vetëm por një lojtar si ai i ka të gjithë mundësitë për të kapur formën ideale në kohë rekord, por me dëmtimin e Lorenc Trashit, Partizani dhe trajneri Sormani kanë shumë nevojë për shërbimet e tij në këto momente.


Shtuar 24.02.2020 15:08