Parashikimi i motit për datën 20 qershor 2023

Si pasojë e masave ajrore me origjinë afrikane, territori shqiptar, paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta. Orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në territor, disi më të dukshme në zonat Veriore dhe Verilindore. Nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të vijojë Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Vijon nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike; Republika e Kosovës duke bërë që mëngjesi të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ndërsa pasditja do të sjellë, vranësira të pakta e kalimtare në pjesën më të madhe të Kosovës. Ndërsa orët e vona të mbrëmjes do të sjellin sërisht përmirësim të kushteve të motit duke ri-sjellë kthjellimet në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e valëvë të nxehtit afrikan që kanë përfshirë Mesdheun do të ndikojë edhe në repupblikën e MV duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. ndërsa orët e pasdites përvec kthjellime pritet kalim i vranësirave të pakta, më të dukshme në zonat Jugore dhe Juglindore. Mbrëmja dhe nata përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i MV.

Evropa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Evropës paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta përkatësisht në; gadishullin e Ballkanit, gadishullin Iberik si edhe vendet e Europës Lindore ndërsarajoni i Balltikut si edhe Evropa Qendrore do të kenë përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shiu. Po ashtu mbeten brigjet e Turqisë me stuhi të forta ere dhe shira intensivë./Albeu.com/


Shtuar 20.06.2023 07:14