Kapet fieraku, i vuri zjarrin dy automjeteve te vendparkimi

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 29.07.2020, rreth orës 23:50, ku në parkimin e një pallati në lagjen “Apollonia”, u dogjën nga flakët 2 mjete.

Policia e Fierit ka arrestuar D. M., 32 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier si të dyshuarin kryesor për zjarrvënie.

32-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, 2 mjete në pronësi të shtetasit F. F., 28 vjeç, banues në Fier, në parkimin e pallatit.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrëfikëse, shërbimeve të Policisë, FNSH-së dhe ambulancës bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr duke shkaktuar pasoja të rënda materiale”.


Shtuar 31.07.2020 08:07