“Kishte të çara në kokë!” Babai i 8-vjeçarit rrëfen momentet nga krimi: Klodiani ishte shumë i qetë dhe thoshte se s’kishte bërë gjë

I ati i 8-vjeçarit të vrarë e të groposur në Fier, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai ka rrëfyer momentet nga mbrëmja e krimit të dy ditëve më parë në Fier. Ligor Vasiu tregon se si e ka gjetur djalin e tij në shtëpinë e autorit, Klodian Çalamani.

Sipas dëshmisë së tij për mediat, Vasiu shtoi se pasi Policia kishte ardhur për të kontrolluar zonën, në vendngjarje kishte shkuar edhe vetë autori i krimit, Klodian Çalamani, i cili i kishte pyetur herë pas here nëse e kishin gjetur të birin.

Në një prononcim për mediat, ai thotë se ka shkuar në polici për të bërë denoncimin. Sipas tij, kur policia mbërriti në shtëpinë e familjes Vasiu, erdhi dhe Klodian Çalamani dhe pyeste nëse e gjetët djalin.

Babai i të miturit, tregon se autori nuk shfaqte asnjë lloj emocioni. Më pas, policia ka hapur kamerat e sigurisë dhe ka parë që vogëlushi ka shkuar për t’i çuar bukën Klodian Çalamanit, por nuk u kthye.

“Unë si prind dua të ma sjellin këtu të ma varin. Nuk di se çfarë të them. Jam shumë i rënduar. Unë dua vetëm drejtësi për mateon. Sot është fëmija im, nesër do jetë fëmija e një personi tjetër” – shprehet babai.

“Ne e kemi ushqyer, e kemi pasur komshinj”, tha e ëma.

“Unë kërkoja me gjithë nusen. Vajta në polici, kur vajti policia tek shtëpia, erdhi dhe ai dhe na pyeste a e gjete fëmijën. Unë i thashë ik o Klodi, ai filloi me të sharat. Hapëm kamerat dhe pamë se djali i vogël po i shkonte në shtëpi dhe po i çonte bukën. Ishte shumë i qetë, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Vajtëm tek shtëpia e tij, pamë biçikletën. Policia nuk më futi brenda. Nuk më mbante më vendi. Nuk kam bërë gjë thoshte. Kur e zbuloi policia dhe gjeti çunin. Kur më ka ardhur çuni. Nuk flas dot, ishte çuni i çarë në kokë. Nusja vajti atje. Mua nuk më linte policia. Ai do ta bëjë, derisa bëri fëmijën tim, do bënte dhe për një fëmijë tjetër. Jo nuk kishte marrëdhënie me fëmijën”, tregon babai i 8-vjeçarit./albeu.com/


Shtuar 18.11.2021 12:43