Zbulohet lidhja sekrete e Shakirës me Nadal

Këngëtarja e njohur Shakira ka pasur një romancë të fshehtë me legjendën e tenisit, Rafael Nadal. Sipas gazetarit spanjoll Jordi Martin, gjithçka filloi gjatë xhirimeve të videoklipit të Shakirës në vitin 2009.

Tenisti me famë botërore u bë pjesë e këngës së yllit kolumbian “Gypsy”, që u publikua në shkurt 2010, dhe dyshja u shfaqën në skena intime.

Romanca mes tyre raportohet se filloi pas kamerave, lidhje që nuk është bërë publike deri më sot, kur jeta personale e Shakirës është në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Në atë periudhë, Nadal ishte në një lidhje me Mery Xisxa Perello, romancë që ka nisur në vitin 2005 kur ata u njohën në shkollë. Çifti u martuan në vitin 2019 dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërkohë Shakira përflitej për një lidhje me Alejandro Sanz.

Ndërsa vetë këngëtarja në vitin 2010 nisi lidhjen me Zherard Pike, me të cilin ka dy djem.

“Shakira bëri një videoklip me Alejandro Sanz por nuk u përfshi në një lidhje romantike me të”, tha gazetari për America Noticias.

Më pas vazhdoi: “Ajo u lidh me dikë që është më i famshëm se ai.”

Kur prezantuesja e pyeti për emrin e tij, gazetari shtoi: “Ai është një person me famë botërore dhe një sportist i lartë. Ai nuk është një futbollist, është një tenist.”

Pa e thënë në fakt emrin e sportistit, gazetari e identifikoi atë duke përmendur se ishte ylli i videos Gypsy.

“Ka pasur lidhje me një ndër sportistët më të mirë në Spanjë, me të cilin bëri videoklip, është në mesin e tre sportistëve më të mirë të historisë së vendit. Po e lë këtu, s’mund të përmend emra”, vazhdoi ai, duke nënkuptuar Rafael Nadal.

Në vitin 2010, Shakira u takua me Zherard Pike , me të cilin u martua më vonë , gjatë xhirimit të videoklipit të këngës ‘Waka Waka’, e cila ishte kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.

Sportisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane u ndanë disa muaj më parë pas 11 vitesh martesë kur u zbulua se Pique kishte një të dashur, Clara Chia.

Ndërkohë Shakira dhe ish-bashkëshorti i saj ndonjëherë shkonin në ndeshjet e Nadalit dhe bënin tifo për të.