Aksident në Tiranë, vdes 22-vjeçarja

Një aksident i rëndë është shënuar në kryeqytet rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se një 22-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Valiasit ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin H. S., me automjetin me drejtues shtetasin Sh. O., (babai) dhe pasagjere shtetasen F. O., 22 vjeçe (vajza).

22-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’ia dalë.

Shtetasi H. S., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 3.09.2023 13:35