Endri Vrapi: Tirana më e favorizuar për derbin, VAR-i do jetë vendimtar (VIDEO)

E hëna do të sjellë derbin midis Tiranës dhe Partizanit. në orën 19:45 e gjithë vëmendja e kryeqytetit dhe jo vetëm është në Air Albania tek sfida më e zjarrtë e Superligës.

Ish-lojtari i të dyja skuadrave dhe i ekipit Kombëtar, Endri Vrapi shprehet për ABC News se bardheblutë janë më të favorizuar për këtë sfidë për shkak të ecurisë pozitive

Vrapi tha gjithashtu se  se klasifikimi momental nuk ka ndikim në derbi, ndërsa shtoi se sistemi VAR do të jetë vendimtar në këtë sfidë.

Intervista e plotë:

VRAPI: “Nga ana psikologjike ekipet duhet të jenë shumë mirë, pasi derbi nuk ka parashikim se kush fiton. Ndoshta mund të jetë Tirana më e favorizuar për shkak të ecurisë pozitive. Partizani nuk po del aty ku pretendon, pork u mund të jetë moment për të fituar”.

Tirana shkon në derbi si kryesuese e kampionatit me 7 pikë më shumë se rivalët e Partizanit, por ish-futbollisti i Kombëtares shprehet se klasifikimi nuk vlen shumë në derbi.

VRAPI: Klasifikimi nuk ndikon shumë, pasi derbet kanë qenë të tilla që nuk kanë parë pozicionimi në tabelë, por do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe sfida të tilla I mungojnë superligës.

Për herë të parë, derbi i kryeqytetit do të luhet me VAR, dhe sipas Vrapit, teknologjia do të jetë arbirtri kryesor në këtë sfidë.

VRAPI: “Vari do të ketë shumë punë në këtë derbi sepse gjithmonë ka momente flagrante kështu që vari do te jëtë arbitri kryesor në këtë sfidë”.

Vrapi ka provuar emocionet që të japin të dyja fanellat dhe për këtë ai do të pranonte të drejtonte cilido ekip që do ti jepte mundësinë.

VRAPI: “Stoli mund të jetë herët, për të menduar për stolin, por nuk do ti them anjëher jo as tiranës as partizanit”.


Shtuar 22.10.2021 16:34