Dhunuan dhe mbajtën peng për orë me radhë 35 vjeçarin, arrestohen dy durrsakë

Policia ka arrestuar dy persona për plagosjen me sende të forta të një 35 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të dielës në lagjen nr 17 të Durrësit.

Janë arrestuar T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një 35-vjeçar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C.

Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.


Shtuar 1.06.2020 07:04